Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Cake e biseda në hotel me teknikun Sylvinho:"Kombëtarja nuk krahasohet me asnjë klub”

Lapsi.al 13 October 2025
Cake e biseda në hotel me teknikun Sylvinho:"Kombëtarja nuk

“Grupi është shumë mirë. E kam gjetur shumë të bashkuar, si në rrallë vende është. Dua t’i falenderoj për mikpritjen. Bisedë me Silvinjon? Nuk kisha folur më parë, fola pasi erdha në hotel”. Klisman Cake e nis hapur prezantimin mediatic si lojtar i Kombëtares. Mbrojtësi i Shkëndijës, me një të kaluar te Tirana, ka rënë në sytë e teknikut brazilian pas përfaqësimeve të mira në Conference League, ku tashmë është në fazën e grupeve.

Cake natyrisht që pret edhe debutimin me fanellën kuqezi, jo të tetovarëve, por të Kombëtares dhe miqësorja me Jordaninë duke mundësia ideale. “Nesër debutimi? Normalisht që jo, askush nuk e jep këtë premtim. Ne gjithmonë jemi gati për Kombëtaren. Askush nuk premton gjë – tha Cake duke rrëfyer edhe befasinë kur mbërriti telefonata e teknikut Sylvinho -. Nuk e kisha menduar gjatë. Kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithë jetën kuqezi”.

Cake e di mirë konkurrencën e madhe që ka përpara te Kombëtarja, por i gëzohet momentit: “Te Shkëndija janë gëzuar shumë. Duke ditur sa shumë e duan Kombëtaren dhe sa patriotë janë. Më uruan të fitoj lojën me Serbinë, që ishte kryesore. Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja ndjesi tjetër. Nuk krahasohet me asnjë klub”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI