Flash

Vendosi 10 mijë € skedinë për fitoren e Shqipërisë, zbulohet sa fitoi Dijonis Biba

Lapsi.al 12 October 2025
Vendosi 10 mijë € skedinë për fitoren e

Fituesi i reality show-t “Ferma VIP”, Dijonis Biba, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi fitoi një shumë të madhe parash nga basti i vënë për fitoren historike të Kombëtares Shqiptare kundër Serbisë.

Mbrëmjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri, Dijonis Biba shpërndau në InstaStory një skedinë ku shfaqej një bast i vendosur prej 10,000 euro për fitoren e kuqezinjve.

Edhe pse ai pyeti me ironi “Kush e ka fut ket bilet more?”, lajmi bëri bujë për shkak të shumës së madhe të vënë në rrezik.

Me fitoren e Shqipërisë me rezultat 0-1 ndaj Serbisë, e cila solli tre pikë historike dhe konsolidimin e vendit të dytë në grup, basti i Dijonis Bibës rezultoi fitues.

Duke marrë parasysh shumën e vënë bast (10,000 euro) dhe koeficientin e lartë, ai ka fituar shifrën e madhe prej 55,500 euro.

Kjo fitore e dyfishtë e bën Dijonis Bibën një nga personazhet që e ka shijuar më së shumti suksesin e Kombëtares, duke e shndërruar besimin e tij te Shqipëria në një fitim të madh monetar.

Bastet në Shqipëri janë ende të ndaluara, por janë të shumtë ata që luajnë ilegalisht. Shpresojmë që Biba të ketë luajtuar jashtë Shqipërisë, ndryshe mund të ketë edhe probleme me ligjin... nëse në këtë rast forcat e ligjit mund të bëjnë një sy qorr. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI