Flash

Skandal në kufi/ Serbia tenton të fusë materiale zgjedhore për të ndikuar rezultatin

Lapsi.al 12 October 2025
Skandal në kufi/ Serbia tenton të fusë materiale zgjedhore

Përveç presioneve te qytetarët e komunitetit serb në Kosovës, Serbia ka vijuar tentativat e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e sotme lokale edhe në forma tjera.

Gazeta Express, raporton se në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarninje, Policia e Kosovës ka sekuestruar disa materiale, fletë votime me të cilat, shteti serb ka planifikuar që të manipulojë procesin zgjedhor në komunat ku "Lista Srpska" ndihet më e rrezikuar nga kundërshtarët e saj, siç është komuna e Zubin Potokut, atje ku, Stevan Vulovic dhe subjekti "Kosovski Savez", është duke rivalizuar kandidatin e Listës Srpska.

Sipas burimeve, bëhet e ditur se fletëvotimet ishin planifikuar që fillimisht të futen në Kosovë, e pastaj të hidhen edhe në kutitë e votimit. Më herët u raportua se Serbia po ushtronte presion mbi votuesit serbë të Kosovës. Për këtë shteti serb ka angazhuar edhe ish-policët që kanë dhënë dorëheqje në vitin 2022 nga detyrat e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa.

“Deri më tani, nuk janë evidentuar parregullësi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhën e përgjithshme të zgjedhjeve. KQZ mbetet në komunikim të vazhdueshëm me trupat zgjedhore nëpër komuna dhe institucione të ndryshme, me qëllim që të garantohet zbatimi i plotë i ligjit dhe rregullave zgjedhore në çdo hap të procesit”, njoftoi KQZ.

Deri në orën 17.00 kanë votuar 32.55% e zgjedhësve. Votimi mbyllet në orën 19.00. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI