Flash

Sherri me thika në Bathore/ Policia jep detaje: U plagosën 5 të mitur

Lapsi.al 12 October 2025
Sherri me thika në Bathore/ Policia jep detaje: U plagosën 5 të

Policia ka dhënë detaje të reja mbi përplasjen e ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Bathores, ku si pasojë e një konflikti janë plagosur 5 persona.

Sipas informacionit paraprak nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në zonën e Pedonales së Bathores, ku dyshohet se janë përfshirë në një konflikt disa të mitur, për motive të dobëta.

Gjatë përplasjes, pesë shtetas kanë pësuar dëmtime të lehta, të shkaktuara dyshohet me thikë. Të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, konfirmon policia.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 kanë shoqëruar disa persona për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të konfliktit.

Autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë pas përfundimit të hetimeve fillestare. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI