Flash

Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri pranë qendrës së votimit në Komoran

Lapsi.al 12 October 2025
Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri pranë qendrës

Një incident i rëndë ka ndodhur sot afër shkollës fillore “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit, ku një përleshje fizike mes disa personave ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit. Kjo shkollë është edhe një qendër votimit e zgjedhjeve të sotme lokale në Kosovë.

Sipas burimeve të mediave në Kosovë, konflikti ka përfshirë disa individë që fillimisht janë përfshirë në një përleshje fizike, e më pas janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Zogaj, ka deklaruar se njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe ndodhen në vendin e ngjarjes, ku zona është rrethuar për hetime të mëtejshme.

Zogaj ka sqaruar gjithashtu se rasti nuk ka të bëjë me ndonjë përplasje të lidhur me procesin zgjedhor, por është rezultat i një konflikti të mëhershëm mes personave të përfshirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI