Flash

Heshtje në selinë e VV në Prishtinë, por kandidati i saj ngushton rezultatin

Lapsi.al 12 October 2025
Heshtje në selinë e VV në Prishtinë, por kandidati i saj

Në selinë qendrore të VV-së në kryeqytet po mbretëron heshtja. Mediat në Kosovë raportojnë se në këtë seli nuk ka pasur figura të larta drejtuese, qoftë edhe të strukturës së degës së kësaj partie të Prishtinës.

Nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar se a do të ketë ndonjë konferencë apo dalje për mediat nga kjo parti.

Sipas KQZ-së, nga numërimi i 194 kutive nga 268 që janë gjithsej (72%) prin Përparim Rama i LDK me 33.97% apo 25 591 vota, në vendin e dytë është Hajrulla Çeko i VV me 33.02% apo 24 877 vota.

Komuna pritet të shkojë në balotazh, por Çeko po e ngushton diferencën. Në vendin e tretë është Uran Ismaili i PDK-së me 27.7 apo 20 866 vota. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI