Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Mbappé driblon gjashtë kundërshtarë dhe shënon një gol monstruoz me Francën: videoja

Lapsi.al 11 October 2025
Mbappé driblon gjashtë kundërshtarë dhe shënon
Kylian Mbappé vazhdon momentin e tij të jashtëzakonshëm të formës (ka realizuar 12 gola në 10 ndeshjet e fundit të luajtura mes Real Madridit dhe Francës) dhe shënon një gol monstruoz në ndeshjen që kombëtarja e Didier Deschamps fitoi 3-0 të premten mbrëma kundër Azerbajxhanit, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit ( “Gjelat” me pikë të plota pas tre ndeshjeve dhe tashmë të hedhur drejt vendit të parë në grup).

Goli i Mbappé në Francë-Azerbaixhan

Sulmuesi parisien 26-vjeçar u nis nga gjysma e fushës, kaloi si birila gjashtë kundërshtarë dhe më pas mposhti me një goditje të saktë me të djathtën portierin kundërshtar. Duke bërë krahasimet e duhura (për ata që shkruajnë, gur referimi i paprekshëm mbetet ai), për të gjetur një shembull të ngjashëm kontrolli dhe fuqie në shpejtësi duhet të kujtohet Ronaldo “Fenomeni”, në versionin e tij më të mirë. Nëse jashtë fushës Mbappé vuan – sipas nënës së tij – nga vetmia që paradoksalisht i është shkaktuar nga fama dhe pasuria, në fushë ai është një dënim i pashmangshëm: bilanci i tij i përgjithshëm në këtë fillim sezoni mes klubit dhe kombëtares është 17 gola dhe 4 asiste në 13 ndeshje.

Mbappé përkeqëson problemin në kavilje

Periudha me kombëtaren franceze, ndër të tjera, solli edhe përkeqësimin e problemit fizik me të cilin ai kishte mbërritur, deri në atë pikë sa – pasi u zëvendësua në minutën e 83-të nga Thauvin, i cili shënoi golin e tretë një minutë më pas – Mbappé do të kthehet në Madrid pa marrë pjesë në ndeshjen e dytë në Islandë të hënën e ardhshme. Futbollisti ish i PSG-së, i cili ishte stërvitur shumë pak gjatë javës, e nisi si titullar në “Parc des Princes” kundër Azerbajxhanit, por dhjetë minuta para fundit u shtri në tokë dhe kërkoi zëvendësimin. “Ka marrë një tjetër goditje në të njëjtin kyç ku ishte dëmtuar. Dhimbja lehtësohet me pushim, por në ndeshje kontakti është i pashmangshëm. Ka një shqetësim që nuk është ideal për të”, tha më pas Deschamps në konferencë për shtyp. Real Madridi nuk e ka pritur mirë këtë: nuk kishte asnjë marrëveshje me trajnerin e kombëtares për minutat që Mbappé duhej të luante, por klubi “blanco” ka shprehur habi (për të thënë pak) që lojtari luajti pothuajse gjithë ndeshjen, duke pasur parasysh që tashmë kishte një problem të mëparshëm dhe kishte pasur edhe një komunikatë nga Reali që informonte për shqetësimin e përmendur në kyçin e këmbës.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI