Flash

Izraeli refuzon lirimin e liderit më të njohur palestinez

Lapsi.al 11 October 2025
Izraeli refuzon lirimin e liderit më të njohur palestinez

Lideri më i njohur dhe potencialisht më unifikues palestinez, Marwan Barghouti, nuk është përfshirë në listën e të burgosurve që Izraeli synon të lirojë në këmbim të pengjeve. 66-vjeçari është figurë udhëheqëse e Fatahut, rivalit kryesor politik të Hamasit, dhe shihet gjerësisht si pasues i mundshëm i presidentit Mahmoud Abbas, që drejton Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Mousa Abu Marzouk, deklaroi për Al Jazeera se lëvizja këmbëngul për lirimin e Barghoutit, por Izraeli e konsideron atë si terrorist. Sipas disa ekspertëve, frika e Izraelit ndaj Barghoutit lidhet me faktin se ai është një mbështetës i zgjidhjes me dy shtete, edhe pse ka përkrahur rezistencën e armatosur ndaj pushtimit, çka e bën një figurë të fuqishme mobilizuese për palestinezët.

Kush është Marwan Barghouti?

I lindur në Bregun Perëndimor, Barghouti u bë i njohur si udhëheqës i protestave studentore kundër pushtimit izraelit gjatë studimeve në Universitetin Bir Zeit. Ai më pas u shfaq si organizator i kryengritjes së parë palestineze (Intifada), që shpërtheu në dhjetor 1987. Izraeli e dëboi në Jordani, por ai u rikthye në Bregun Perëndimor në vitet ’90 si pjesë e marrëveshjeve të përkohshme të paqes që synonin krijimin e një shteti palestinez.

Barghouti u bë kreu i Fatahut në Bregun Perëndimor dhe, gjatë Intifadës së Dytë, Izraeli e akuzoi si udhëheqës të Brigadave të Dëshmorëve të Al-Aqsa, një grup i armatosur i lidhur me Fatahun që kreu sulme ndaj izraelitëve. Ai nuk ka komentuar lidhjet e tij me këtë grup.

Në një editorial të vitit 2002 në The Washington Post, Barghouti shkroi: “Nuk jam terrorist, por as pacifist.” Pak kohë më pas, ai u arrestua nga Izraeli dhe zgjodhi të mos mbrohej në gjyq, duke mos e njohur autoritetin e gjykatës.

Aktualisht, ai po vuan disa dënime të përjetshme, pasi u dënua në vitin 2004 për sulme që shkaktuan vdekjen e pesë personave në Izrael. Në burg, ai ka udhëhequr një grevë urie 40-ditore me pjesëmarrjen e mbi 1 mijë e 500 të burgosurve, duke kërkuar trajtim më të mirë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI