Flash

Aksident në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital

Lapsi.al 11 October 2025
Aksident në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rreth rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, në afërsi të fshatit Katund i Ri.

Sipas burimeve paraprake nga policia, një automjet tip veturë ka përplasur një çiklomotor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e tij, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Ngjarja ndodhi në rrethana që janë ende duke u hetuar nga grupi hetimor.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe një autoambulancë, e cila transportoi të plagosurin në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI