Flash

Ndoti mjedisin, shihni si arrestohet shqiptari në New York (VIDEO)

Lapsi.al 10 October 2025
Ndoti mjedisin, shihni si arrestohet shqiptari në New York (VIDEO)

Një shqiptar është arrestuar nga policia ameriakane, pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur vazhdimisht mbeturina të biznesit të tij në natyrë. Bëhet me dije se Xhevahir Kalaja ishte kapur nga kamerat e sigurisë mbi 10 herë duke hedhur goma automjetesh dhe mbeturina nga biznesi i tij në pyllin në Parkun Scotti.

Siç raportohet Kalaja u arrestua më 10 shtator, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers. Gjithashtu autoritetet kanë sekuestruar automjeti i tij të cilin e përdorte për të transportuar mbeturinat. Nga pamjet e publikuara duket momenti kur shqiptari hedh mbeturinat në natyrë.

Po ashtu lidhur me ndotjen e mjedisit është arrestuar edhe një person tjetër. Ai u arrestua më 5 tetor 2025, pasi u kap në flagrancë duke hedhur mbeturina në Cumberland Drive dhe në zonën e 1157 Central Park Avenue. Sakaq Policia e Yonkers thotë se zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester do të merret me ndjekjen penale.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68e94dff633d7.mp4"][/video]

Të këshilluara

Afera 5D, gjykata liron nga burgu Redi Mollën

Një nga drejtorët e aferës 5D në Bashkinë Tiranë është liruar nga burgu. Fjala është për Redi Mollën, ish-drejtorin e UKT dhe kompanisë Tirana DC. Lapsi.al mëso...

15:52

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI