Flash

Kontrollet e ISHMT: Tregu më i pastër, por lodrat e fëmijëve mbeten problem

Lapsi.al 10 October 2025
Kontrollet e ISHMT: Tregu më i pastër, por lodrat e fëmijëve

Lodrat dhe produktet për fëmijë, që prindërit i blejnë me besimin se janë të sigurta, kanë qenë sërish nën lupën e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Nga 279 lodra të testuara, tre nuk përmbushnin standardet e sigurisë, një detaj që ngre shqetësime, pavarësisht rezultateve pozitive në shumicën e produkteve të tregut.

Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, në fokus të inspektimeve kanë qenë lodrat, detergjentët, tekstilet, veshjet e këmbës dhe produktet për fëmijë si karrocat, biberonat dhe takëmet. Nga inspektimet, janë vendosur gjithsej 12 masa administrative, përfshirë 11 gjoba dhe një paralajmërim.

Elementi më i ndjeshëm mbetet tregu i lodrave. Gjatë vitit 2024, ISHMT kreu 43 inspektime tek operatorët ekonomikë që importojnë apo shpërndajnë lodra. Nga 279 produkte të kontrolluara, 3 prej tyre rezultuan jo në përputhje me legjislacionin për sigurinë e lodrave. Për këtë shkelje është vendosur një gjobë administrative.

Ndërkohë, kontrolli i detergjenteve, një tjetër kategori që prek direkt konsumatorin, rezultoi pa shkelje. Nga 113 inspektime të zhvilluara në subjekte prodhuese dhe importuese, të gjitha 956 produktet e testuara ishin në përputhje me rregullat për etiketim dhe përbërje. Sektori i tekstileve dhe veshjeve të këmbës gjithashtu ka treguar përputhje të plotë me standardet. ISHMT raportoi 47 inspektime për etiketimin e materialeve të këpucëve dhe 114 për produktet tekstile, ku asnjë produkt nuk rezultoi problematik.

Institucioni thekson se është përqendruar edhe tek produktet për fëmijë, ku janë inspektuar 181 artikuj si biberona, karroca dhe rrethore, të cilët kanë rezultuar konform standardeve të sigurisë. Një tjetër prioritet ka qenë monitorimi i qeseve plastike, në zbatim të ndalimit ligjor të qeseve që nuk plotësojnë kriteret mjedisore. Për këtë kategori janë vendosur 2 masa gjobë për shkelje të legjislacionit./Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, i sh...

07:27

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09