Flash

Goditi me grusht rojen e Gjykatës së Vlorës, arrestohet avokati Redi Llani

Lapsi.al 10 October 2025
Goditi me grusht rojen e Gjykatës së Vlorës, arrestohet avokati

Policia e Vlorës ka arrestuar sot avokatin Redi Llani pasi më herët gjatë ditës dhunoi fizikisht rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës.

Policia sqaron se avokati Llani gjatë një konflikti në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin e sigurisë të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë.

Burime për mediat bëjnë me dije se avokati Redi Llani ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur. Por roja i është përgjigjur duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Pasi punonësi i sigurisë nuk e lejoi të futej brenda gjykatës, avokati e ka dhunuar 60 vjeçarin.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës 12:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Afera 5D, gjykata liron nga burgu Redi Mollën

Një nga drejtorët e aferës 5D në Bashkinë Tiranë është liruar nga burgu. Fjala është për Redi Mollën, ish-drejtorin e UKT dhe kompanisë Tirana DC. Lapsi.al mëso...

15:52

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI