Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Tronditet Boca Juniors, ndahet nga jeta trajneri Miguel Angel Russo: ishte 69 vjeç

Lapsi.al 9 October 2025
Tronditet Boca Juniors, ndahet nga jeta trajneri Miguel Angel Russo: ishte 69
Trajneri i Boca Juniors, Miguel Angel Russo, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Prej ditësh gjendja e tij klinike ishte jashtëzakonisht e rëndë. Pas një shtrimi në spital me prognozë të rezervuar, në orët e fundit kishte vendosur të kthehej në shtëpinë e tij. Ky është komunikata e klubit argjentinas: “Klubi Atlético Boca Juniors njofton me trishtim të thellë ndarjen nga jeta të Miguel Angel Russo. Miguel lë një gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë dhe do të jetë gjithmonë një shembull gëzimi, ngrohtësie dhe përkushtimi. Jemi pranë familjes së tij dhe të afërmve në këtë moment dhimbjeje. Lamtumirë, i dashur Miguel!”.

Miguel Angel Russo ishte trajneri aktual i Boca

Një det i tërë dashurie ka rrethuar Miguel Angel Russo në orët e tij të fundit. Trajneri ishte shtruar papritur në spital, ku kishte përfunduar me prognozë të rezervuar. Gjendja e tij ishte shfaqur menjëherë kritike. Megjithatë, zëvendëstrajneri i tij, që kishte drejtuar Boca në mungesë të tij, kishte deklaruar se skuadra e priste për ndeshjet e ardhshme. Lojtarët i kishin dedikuar atij fitoren 5-0 ndaj Newell’s. Muajt e fundit të jetës së tij nuk kanë qenë të lehtë. Në vitin 2017 atij iu diagnostikua kanceri i prostatës, të cilin e kaloi me sukses. Në qershorin e kaluar, gjatë edicionit të parë të Botërorit për Klube, pati probleme të tjera që e penguan të ishte me skuadrën. Më pas, në ditët e fundit, ndodhi shtrimi në spital me prognozë të rezervuar, përpara vdekjes në shtëpi si pasojë e një arresti kardiak.

Karriera e Miguel Angel Russo

I lindur në vitin 1956, Russo luajti nga viti 1975 deri në 1988 me Estudiantes, me të cilin fitoi dy tituj kampion në Argjentinë. 17 ndeshje me Argjentinën si futbollist. Si trajner, pati një karrierë shumë të gjatë: e nisi në vitin 1989 dhe nuk u ndal kurrë. Fitoi gjashtë trofe, mbi të gjitha Copa Libertadores në vitin 2007 me Boca Juniors, me të cilën u përball edhe me Milanin e Ancelottit në Kupën Ndërkontinentale — në finale ku kuqezinjtë fituan 4-2 (dy gola nga Inzaghi, gol nga Nesta dhe Kaká). Boca Juniors ai e ka drejtuar në tre periudha të ndryshme. Ka qenë trajner gjithashtu në Spanjë (me Salamanca), në Meksikë, Paraguaj dhe Kolumbi. Ndërsa në vendlindje ka drejtuar edhe San Lorenzo dhe Velez.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI