Flash

Tekstilet e këpucët në krizë, punësimi në fason ra me një të pestën nga 2023 – 2025

Lapsi.al 9 October 2025
Tekstilet e këpucët në krizë, punësimi në fason ra

Industria e tekstileve dhe këpucëve ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë humbur gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT. Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti.

Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori. Në mënyrë të ngjashme indeksi i punësimit në fabrikat e këpucëve dhe lëkurëve ra me 7%, në nivelin më të ulët të regjistruar në këtë seri të dhënash, duke konfirmuar presionin e fortë mbi industrinë e prodhimit nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

Indekset e punësimit po edhe të shitjeve tregojnë se industria fason është në një trajektore të fortë rënëse. Por sektori i lëkurës dhe këpucëve rezulton më i godituri. Fasoni kishte rënie të punonjësve me 22 për qind ndërmjet tremujorit të dytë 2023 dhe të dytit 2025 referojnë të dhënat zyrtare. Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë qenë kalorësi i eksporteve gjatë dekadës së fundit por roli i tyre u zbeh pas pandemisë. Gjithashtu ato ishin një punëdhënës i rëndësishëm në punën me pagesë për gratë ne nevoja të mëdha financiare.

Arsyet pse sektori po tkurret lidhet me një kombinim faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Rritja e pagave minimale dhe e kontributeve të sigurimeve ka dhënë ndikim të drejtpërdrejt mbi bizneset prodhuese. Me marzhe të ulëta fitimi, çdo rritje e kostos ndikon menjëherë në uljen e konkurrueshmërisë në këto njësi prodhimi. Rënia e euros pati gjithashtu ndikim të fortë pasi solli një seri falimentesh në njësite e vogla dhe të mesme që punonin si nënkontraktorë të fabrikave me të mëdha.

Në sektorin e veshjeve dhe këpucëve Shqipëria konkurron kryesisht në segmentin e prodhimit me kosto të ulët, por vende si Turqia, Maroku apo edhe Azia Juglindore ofrojnë çmime më të leverdishme për kompanitë europiane. Kjo i ka shtyrë disa marka ndërkombëtare të zhvendosin kontratat drejt tregjeve më të mëdha e më të lira.

Sektori shqiptar i tekstileve dhe këpucëve varet pothuajse tërësisht nga eksportet. Ngadalësimi i konsumit në vendet e BE-së sidomos në Itali dhe Gjermani, që janë partnerët kryesorë ka sjellë tkurrje të porosive. Inflacioni i lartë në këto tregje ka bërë që konsumatorët të kufizojnë blerjet e produkteve të veshjeve e këpucëve./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09