Flash

Shiste kokainë në parking, kapet shqiptari në Itali

Lapsi.al 9 October 2025
Shiste kokainë në parking, kapet shqiptari në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap duke i shitur kokainë një klienti. Sipas mediave italiane shqiptari rezulton me precedentë penalë.

40-vjeçari u vu re nga policia, pasi ndaloi pranë parkingut në Via Ceselle, në Nuvolera. Ai sapo ndaloi një burrë tjetër iu afrua dritares për të shkëmbyer disa fjalë me të.

Më pas oficerë ndërhynë pikërisht kur tregtari po i dorëzonte klientit dy pako me kokainë nga xhami i mjetit. Midis këmbëve shqiptari mbante 14 doza kokaine, të paketuara paraprakisht dhe gati për shitje, si dhe disa qindra euro.

Klienti i shoqëruar pranoi se furnizohej nga 40-vjeçari prej gati dy vitesh. Gjithashtu mediat italiane shkruajnë se shqiptari do të dëbohet nga Italia pas gjykimit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI