Flash

PAMJET/ Arrestohet 33-vjeçari që bëri kërdinë në Livadh të Himarës

Lapsi.al 9 October 2025
PAMJET/ Arrestohet 33-vjeçari që bëri kërdinë në

Policia e Himarës ka zbardhur dhe dokumentuar disa raste vjedhjeje në një market ushqimor në lagjen “Livadh”, duke arrestuar autorin e dyshuar.

Bëhet fjalë për M. B., alias M. Ç., 33 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vjedhje në Himarë, si dhe për veprat penale të vjedhjes, mbajtjes së armëve të ftohta dhe trafikimit të narkotikëve.

Hetimet treguan se gjatë shtatorit dhe tetorit 2025, ai kreu disa vjedhje në marketin e lagjes “Livadh”, duke marrë një shumë prej 800,000 lekësh dhe produkte ushqimore me vlerë rreth 1,000,000 lekë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike cannabis sativa, një thikë, doreza dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI