Flash

Mbetjet nga Tajlanda kthehen në Porto Romano, monstrat do analizohen në Itali

Lapsi.al 9 October 2025
Mbetjet nga Tajlanda kthehen në Porto Romano, monstrat do analizohen

Prokuroria e Durrësit ka nisur punën për marrjen e mostrave të mbetjeve të furrave të çelikut të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, kontejnerët e të cilave janë vendosur në zonën e Porto Romanos. 102 kontejnerët u khyen nga Tajlanda në tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që analizat e marra nga mbetjet, do të dërgohen në një laborator jashtë vendit për t’i analizuar dhe përcaktuar nëse janë të rrezikshme apo jo.

Prokuroria e Durrësit ka filluar këtë të enjte hapjen e 102 kontejnerëve që ndodhen në zonën industriale të Porto Romanos, me qëllim verifikimin e përmbajtjes së tyre dhe përcaktimin nëse bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme apo jo.

Hapja e kontejnerëve është planifikuar të zhvillohet per gjate 10 diteve , ndërsa mostrat e marra do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar saktësisht përbërjen dhe nivelin e rrezikshmërisë.

Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka kërkuar transparencë të plotë për këtë proces dhe për çdo të dhënë që lidhet me përmbajtjen e kontejnerëve.

Rasti është denoncuar fillimisht nga rrjeti Bazel, që ngriti dyshime se brenda kontejnerëve mund të ndodhen mbetje të rrezikshme të ardhura nga jashtë vendit.

Kontejnerët u kthyen në portin e Durrësit në fund të tetorit dhe, pas rreth dhjetë ditësh qëndrimi në radë, u zhvendosën në zonën e Porto Romanos, ku ndodhen nën mbikëqyrje të rreptë policore dhe monitorim 24-orësh me kamera sigurie.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI