Flash

Lubonja: Mentaliteti i Hitlerit dhe nguti i Ramës për zgjedhjet në Tiranë

Lapsi.al 9 October 2025
Lubonja: Mentaliteti i Hitlerit dhe nguti i Ramës për zgjedhjet

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Log." në News24 u shpreh se vendimi i sotëm i Kushtetueses për të pezulluar dekretin për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, tregoi ngutin e Ramës për të kryer zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë.

Lubonja tha se në Shqipëri vijon tradita e zotërimit të gjithë pushteteve në duart e një njeriu, duke e krahasuar me mentalitetin e Hitlerit.

“Me bonsensin e një njeriu që gjykon nxjerr ca deduksione, gjëja e parë e shtrembër përderisa GJK e mori për gjykim, mund të thoshte nuk është kompetence e jona, atëherë mund të procedoj, fakti që e mori, minimalisht presidenti duhej të priste vendimin dhe të caktonte datën e zgjedhjeve, nguti kështu është shumë i thellë. Ky është problemi.

Ç’domethënë ky nguti i Ramës? Është, Hitleri dhe fashizmi një nga gjërat kur doli u luftua demokracia sistemi. Luftonin demokracinë si sistem. Thoshte ç’janë këto vonesa diskutime në parlament. E marrim pushtetin dhe ecim përpara se kemi punë. Në Shqipëri këtë traditë kishim.

Ai që fiton zgjedhjet i merr të gjitha. E mori Berisha në 97 dhe mësuan të tjerët mos ti marrin të gjitha. Ky njeriu që kemi këtu, që mori dhe zgjedhjet e katërta. Kjo që ka bërë presidenti, është çështje servilizmi. Është nënshtruar e gjitha. S’do me pyet ligjin fare. Kështu kjo është normale në një vend autoritar. Nëse pranojmë se jemi në demokraci është anormale" - tha Lubonja. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI