Flash

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet e 9 nëntorit

Lapsi.al 9 October 2025
Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet e 9

Gjykata Kushtetuese diskretiton Presidentin Bajram Begaj. Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt për zgjedhjet e 9 Nëntorit në Bashkinë e Tiranës. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.

“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, sqarohet në njoftimin e Kushtetueses.

Lexo më tej: Të gjitha rastet kur presidenti Begaj është sjellë si shërbëtor i Ramës 

Avokatët e Veliajt më 2 Tetor, depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Me vendimin e Kushtetueses, do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen. Kujtojmë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në Log në News24 se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese të kthejë dekretin, zgjedhjet nuk do të zhvillohen.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI