Flash

Berisha: Vrasja gjykatësit, narkoqeveria dyfishoi masat për mbrojtjen e skapistëve

Lapsi.al 9 October 2025
Berisha: Vrasja gjykatësit, narkoqeveria dyfishoi masat për mbrojtjen

Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi vrasje shtetërore, ekzekutimin e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit. Në deklaratën për media jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Parlamenti po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull, teksa merr në mbrojtje Ministren e Brendshme, përgjegjëse për sigurinë në institucionet e dhënies së drejtësisë.

"Në vend të shprehjes së një ndjenje përgjegjësie shtetërore dhe qeveritare, një ministër i dalë nga sënduqet e Xhorxh Sorosit shpërthen me në fjalor ordineri, me një fjalor që dëshmon të gjithë brendinë e tij se çfarë përfaqëson. Gjykatësi është vrarë, është ekzekutuar në mënyrë barbare në krye të detyrës dhe ju e patë, narkoqeveria dje, në vend se të përcaktonte masa për mbrojtjen e gjykatësve, dublikoi masat për mbrojtjen e skapistëve.

Unë nuk jam kundër mbrojtjes së skapistëve, por gjykata e apelit dhe gjykatësi i apelit në aspektin e vendimit është më i rëndësishmi i vendimmarrjes gjyqësore. Dhe nuk shkroi asnjë fjalë, asnjë germë. Pra, do mbrohen 18 vite, se çfarë do bëhet me 200 të tjerë, siç ishin, mbeten. Ky që foli, se ajo nuk fliste dot, ministrja që mashtroi publikisht, nuk tha një fjalë. Ministrja që mashtroi publikisht se policia nuk ka punë me sigurinë e gjykatave, në fakt ka. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, flet ministri për ministrin.

Ngrihet Balla, thotë të dalë jashtë se i tha dikush idiot. Po ai, edhe fjala idiot fyhet me të. Po sigurisht, dëgjojeni fjalën e tij në parlament Aty është vrarë një njeri dhe atë e vrau shteti. E vrau shteti në kuptimin që ai ishte totalisht pa asnjë mbrojtje sikur të ishte në kafene. Pasi fusin në rend nderimesh Enver Hoxhën, duke shkelmuar ligje të vendit, duke shkelmuar rezolutën e parlamentit për këtë figurë të zezë, për këtë Hitler të shqiptarëve, e bëri libraria, e bëri biblioteka. E bëri Edi Rama me Niko Peleshin. Me një fjalë, siç e shihni parlament i mbushur me përfaqësues të karteleve të drogës dhe krimit," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09