Flash

Berisha: Peleshi mbylli seancën pas denoncimit tim për Arubën

Lapsi.al 9 October 2025
Berisha: Peleshi mbylli seancën pas denoncimit tim për Arubën

Nga jashtë sallës së Kuvendit, Sali Berisha deklaroi se seanca e sotme plenare nuk ishte normale dhe se u mbyll pa debat nga socialistët pasi iu përmend takimi i Arubës Edi Ramës. Ai tha për gazetarët se do të vazhdojnë që të respektojnë rregulloren.

"A kuptuat ju gjë se pse u ndërpre dhe u votua në shpejtësi të rrufeshme? E vetmja gjë që ndodhi është denoncimi im për Arubën. Këto fjalë si të ishin thika apo bajoneta detyruan Peleshin të mbyllë Parlamentin. Ky është de fakto asgjësimin i Parlamentit.

Interpelanca është një e drejtë kushtetuese. 10 orë debat të parashikuara, këta mbyllin Kuvendin. Ky është një turp. Ne o të vijojmë, kemi vepruar në përputhej të plotë me rregulloren" - u shpreh Berisha jashtë Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI