Flash

Avokati i familjes Shkëmbi: Elvisi i tronditur, Gjoni nuk kishte dijeni për ngjarjen

Lapsi.al 9 October 2025
Avokati i familjes Shkëmbi: Elvisi i tronditur, Gjoni nuk kishte dijeni

Avokati i Gjon dhe Elvis Shkëmbit ka deklaruar për mediat se klientët e tij nuk kanë pasur asnjë qëllim të shmangin drejtësinë dhe se ngjarja e ndodhur ka qenë pasojë e një gjendjeje të rënduar psikologjike.

Ai theksoi se Elvis Shkëmbi, në momentin e ndodhjes së ngjarjes, ka qenë i tronditur dhe i mpirë, ndërsa Gjon Shkëmbi nuk ka marrë pjesë në aktin e të shtënave dhe nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij.

Sipas avokatit, familja Shkëmbi ka kaluar një periudhë të gjatë vështirësish ligjore dhe ekonomike për shkak të zvarritjeve të proceseve gjyqësore civile.

"Shtetasi nën hetim ka qenë totalisht i mpirë pas kryesrjes së krimit dhe ai ka pritur me qetësi forcat e policisë, pasi në ato momente i është rikthyer vetëdija.

Më pas, ai ka dorëzuar pistoletën tek njëri nga punonjësit e gjykatës dhe ka pritur që të vinin forcat e policisë, duke mos u larguar edhe pse ka pasur mundësinë ta bënte.

I ka pritur forcat e policisë me qetësi për shkak të ngjarjes, ku ai pretendon se ka qenë në gjendje të rënduar psiqike.

Nuk ka prova që xhaxhai Gjon Shkëmi të jetë shtytës për kryerjen e krimit nga nipi i tij.

Gjon Shkëmbi nuk ka marrë pjesë në momentin e ndodhjes së ngjarjes. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni që nipi i tij do kryente një veprim të tillë dhe nuk ka pasur mundësi ta ndalonte në momentin e shkrepjes së armës, pasi askush nuk i del përpara një personi të armatosur, sidomos kur është në gjendje të rënduar emocionale.

Shtetasi Gjon Shkëmbi, në ato momente, ka dalë pothuajse nga salla. Pra, pasi shtetasi Gjon Shkëmbi kishte kaluar derën e sallës së seancës, shtetasi Elvis Shkëmbi ka qëlluar drejt të ndjerit.

Nëse do të kishim veprime të tilla që përbëjnë kanosje, atëherë çështja penale do të ishte dashur të nisej në atë kohë.

Veprimet dhe deklaratat që Gjon Shkëmbi ka dhënë në media janë interpretuar ndryshe, por nëse do të kishte elementë të tillë, atëherë Prokuroria e Tiranës apo ajo e Shkodrës duhej të kishte nisur procedim penal për kanosje ndaj shtetasve të ndryshëm.

Jemi në kohë të ndryshme të proceseve. Për hir të së vërtetës, ky person ka mbajtur një armë prej disa vitesh, pasi ka punuar në disa institucione të sigurisë, siç është shprehur edhe vetë. Për këtë do të flasim në një kohë tjetër.

Në momente të tilla, kjo familje ka vuajtur shumë sa i përket çështjeve civile, duke hyrë edhe në borxhe për shkak të kalvarit të gjatë në proceset gjyqësore civile, siç jeni dhe ju në dijeni, këto çështje zgjasin shumë.

Arma nuk ka qenë me leje, por Elvis Shkëmbi pretendon se kishte punuar në disa institucione të sigurisë, siç ju thashë më sipër" u shpreh avokati.

Të këshilluara

Rama shkarkon prefektët në Fier dhe Vlorë

Arben Çuko dhe Plator Nesturi janë shkarkuar nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Kës...

19:55

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI