Flash

Arrihet marrëveshja historike, Trump njofton armëpushimin në Gaza

Lapsi.al 9 October 2025
Arrihet marrëveshja historike, Trump njofton armëpushimin në Gaza

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar armëpushuiimin në Gaza. Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Hamasi do të lirojë pengjet të hënën.

"Pengjet do të lirohen, ndoshta të hënën. Ata janë thellë në tokë. Po merren. Kjo do të përfshijë edhe trupat e të vdekurve." tha Trump.

Më pas Trump shkroi në rrjetet sociale se është shumë i lumtur, që Izraeli dhe Hamasi kanë miratuar fazën e parë të planit për paqes. Ai tha se Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar.

"Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë miratuar fazën e parë të planit tonë të paqes. Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar, si hapat e parë drejt një paqeje të fortë  dhe të qëndrueshme”, tha Trump nëpërmjet platformës Truth Social.

Mediat e huaja thanë se ushtria izraelite ka thënë se mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për kthimin e pengjeve. Shefi i Shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, ka udhëzuar të gjitha forcat, si në vijat e frontit ashtu edhe në zonat e prapavijës, të përgatiten për mbrojtje të forta dhe të jenë të gatshme për çdo skenar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës....

07:36

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09