Flash

Sylvinho dyshues për Serbinë, Broja nuk shënon prej 2 vitesh: “Nuk e kam mendjen aty”

Lapsi.al 8 October 2025
Sylvinho dyshues për Serbinë, Broja nuk shënon prej 2 vitesh:

Serbia është ndeshja vendimtare për vendin e dytë. Sylvinho e di shumë mirë dhe pikërisht për këtë fakt i janë shtuar dilemat përpara kësaj përballje, që mund të jetë firma në kontratën e re, ose fundi i bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit. Çështja është nëse do të suportojë përsëri një lojtar si Armando Broja, me kualitet të lartë, por jashtë cdo kondicioni të mundshëm? “Normalisht, kam qejf të bëj gola, por më e bukura është të fitojmë ndeshjen dhe të ndihmoj ekipin me pasime, topa dhe gola, nëse do të kem mundësi. Por, më e rëndësishme për mua është të fitojmë dhe të marrim 3 pikët”.

Fjalët e sulmuesit në konferencën për shtyp janë ato të zakonshmet, nga ato që fliten gjithnjë para ndeshjes, pa asnjë ndjesi përgjegjësie që deri tani nuk i ka kthyer tifozëve asnjë grimë nga dashuria e marrë prej tyre: “Kam mundësi për të bërë gola në çdo pozicion – tha Broja -, në krahun e majtë, të djathtë apo në mesfushë, varet si shkon ndeshja. Kam qejf të ndihmoj ekipin dhe trajneri më flet shpesh, sepse më thotë që duhet të jemi të fokusuar dhe të përqendruar për të shfrytëzuar rastet që mund të na dalin për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen.

Lexo më tej: Tërhiqet Pajaziti, por Sylvinho nuk ka vend për Mehmetin: vjen në kombëtare Gripshi

Në fakt, ndonëse askush nga sulmuesit e grumbulluar nga Sylvinho nuk shkëlqen, duke përjashtuar këtu Dakun, të paktën Uzuni, Manaj, Hoxha, Asani të gjithë vrapojnë duke sakrifikuar prapa, gjë që vështirë se Broja ka gjendjen fizike për ta bërë, edhe nëse do të donte. Shkodrani ka shënuar golin e fundit në një miqësore të 3 qershorit 2024, në fitoren 3-0 ndaj Liechtenstein. Vetëm se goli në një ndeshje kompetitive nuk duket prej dy vitesh, që nga 2 tetori 2023 kur shënoi kundër Fulham në Premier League. “Kam qejf të ndihmoj ekipin edhe me asistime për gol. Më mungon goli, por nuk e kam mendjen aty, dua të fitojmë ndeshjen”, ishte konstatimi i lojtarit mbi faktet a thua se në kombëtare gjërat janë sipas qejfit.

Broja ka shënuar golin e fundit në një turne me fanellën e kombëtares në 10 qershor 2022 në Nations League B, në humbjen 1-2 ndaj Izraelit. Kështu, sulmuesi ka mbetur në kuotën e 5 golave me fanellën kuqezi, shumë pak për një nga i cili pritej të ishte sulmuesi më i mirë ndonjëherë i Shqipërisë. Ndoshta edhe për këtë fakt, tani luajmë vendin e dytë në Serbi, në një ndeshje për jashtë ose Brenda: “Kemi shanset maksimale. Kemi një grup të vështirë, me Anglinë dhe Serbinë. Të gjitha ekipet kanë shanset e tyre, por ne do të luftojmë deri në fund. Jemi të fokusuar për ndeshjen e radhës dhe duam të fitojmë”, e mbylli Broja.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI