Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Skadonte në 2026, zgjatet përjashtimi i taksës për makinat elektrike në Gjermani

Lapsi.al 8 October 2025
Skadonte në 2026, zgjatet përjashtimi i taksës për makinat

Ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil i tha agjencisë së lajmeve dpa se qeveria gjermane planifikon të zgjasë taksën përjashtuese për automjetet elektrike. Sipas projektligjit, përjashtimi do të mbulonte automjetet elektrike të regjistruara deri në fund të vitit 2030. Sipas ligjit në fuqi, përjashtimi nga taksat për automjetet elektrike skadon më 1 janar 2026.

“Megjithatë, përjashtimi maksimal 10-vjeçar nga taksat do të vlejë vetëm deri më 31 dhjetor 2035, me qëllim nxitjen e blerjeve të hershme” - tha ministria e Financave.

Klingbeil tha se përjashtimi nga taksa e makinave ishte një nga detajet e një pakete më të gjerë masash për të nxitur sektorin e automobilëve në Gjermani, të cilat do të diskutohen në Berlin të enjten gjatë samitit të industrisë automobilistike me Kancelarin Friedrich Merz.

"Tani na duhet një paketë e fortë për të udhëhequr industrinë automobilistike të Gjermanisë drejt së ardhmes dhe për të siguruar vende pune" - tha Klingbeil. "Ne duam që në Gjermani të vazhdojnë të prodhohen makinat më të mira."

"Të gjithë e dinë që e ardhmja është elektrike" - deklaroi ministri gjerman i Financave./DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellimedhe alternime vranësirash të pakta de...

07:24

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI