Flash

Presidenti i FSHF-së shtrin pushtetin edhe në FIFA: posti i ri i Dukës

Lapsi.al 8 October 2025
Presidenti i FSHF-së shtrin pushtetin edhe në FIFA: posti i ri i

Armand Duka duket se nuk ndalet në ngjitjen e hierarkive në futbollin ndërkombëtar. Tani, numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk do të ketë më vetëm rol drejtues në UEFA, por edhe në FIFA. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations Committee) për një mandat katërvjeçar.

Ky komitet ka për qëllim të mbështesë federatat anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.

Lexo më tej: Tare Drejtori Sportiv i Milan, e 'zyrtarizon' Duka: "Urime Shqiponjë"

Zgjedhja e Presidentit të FSHF-së Duka në këtë strukturë përbën një vlerësim të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për kontributin e tij shumëvjeçar në arenën ndërkombëtare, ku ai prej vitesh është gjithashtu Zv.President i UEFA-s, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA dhe Kryetar i Komitetit të Medias në UEFA.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI