Flash

Kujdes! Disa rrugë bllokohen nga konferenca e NATO-s (Harta)

Lapsi.al 8 October 2025
Kujdes! Disa rrugë bllokohen nga konferenca e NATO-s (Harta)

Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Ky aktivitet do të zhvillohet nga data 8 deri më 10 tetor 2025, gjatë së cilës do të ketë kufizime të qarkullimit në disa akse të kryeqytetit.

Janë vendosur kufizime të lëvizjes së automjeteve në:

  • Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza”,
  • Kufizime në rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkaq, policia ka bërë me dije se masat për këmbësorët do të përfshijë bllokimin trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

 

 

Mësohet se këto kufizime do të zgjasin nga ora 7:00 e datës 9 tetor deri në orën 15:00 të 10 tetorit 2025.

Blutë u kanë bërë thirrje qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara të lartpërmendura.

Të këshilluara

Gaza, simbol i dështimit të diplomacisë

Dy vite pas shpërthimit të luftës në Gaza, diplomacia ndërkombëtare ndodhet në krizën e saj më të thellë që nga viti 1939. Ndërsa mijëra civilë janë vrarë dhe ...

14:06

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI