Flash

Bisedimet e paqes për Gazën në Egjipt, merr pjesë dhëndri i Presidentit Trump

Lapsi.al 8 October 2025
Bisedimet e paqes për Gazën në Egjipt, merr pjesë

Dhëndri i Presidenti Donal Trump, Jared Kushner do të jetë pjesë e bisedimeve për planin e paqes në Gaza midis negociatorëve izraelitë dhe Hamas në Egjipt të mërkurën. BBCraportoi se mbërritja e tyre vjen, ndërsa dita e dytë e bisedimeve përfundoi pa rezultate konkrete.

Trump mbajti një ton pozitiv, ndërsa izraelitët shënuan përvjetorin e dytë të sulmeve të udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor në vendin e tyre, duke thënë ekziston mundësia që të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk ka komentuar mbi statusin e bisedimeve, dhe u ka thënë izraelitëve se këto ishin në ditë vendimtare. Në një postim në X, Netanyahu shtoi se Izraeli do të vazhdojë të veprojë për të arritur qëllimet e tij të luftës.

"Kthimi i të gjithë të rrëmbyerve, eliminimi i regjimit të Hamasit dhe premtimi se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin", deklaroi Benjamin Netanyahu.

Witkoff dhe Kushner pritej të largoheshin nga SHBA-të të martën në mbrëmje dhe të mbërrinin në Egjipt të mërkurën, tha për BBC-në një burim i njohur me bisedimet.

Një zyrtar i lartë palestinez, i njohur me negociatat tha se seanca përfundoi pa rezultate të prekshme, mes mosmarrëveshjeve mbi hartat e propozuara të tërheqjes izraelite nga Gaza dhe mbi garancitë që Hamasi dëshiron të sigurojë që Izraeli të mos rifillojë luftimet.

Ai shtoi se bisedimet ishin të vështira dhe ende nuk kanë prodhuar ndonjë përparim të vërtetë, por tha se ndërmjetësit po punonin shumë për të ngushtuar boshllëqet midis dy palëve. Trump u tha gazetarëve se  do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t'u siguruar që të gjithë t'i përmbahen marrëveshjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellimedhe alternime vranësirash të pakta de...

07:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI