Flash

Berisha: Makineria propagandistike Rama-Soros shpërbënë sistemin e drejtësisë

Lapsi.al 8 October 2025
Berisha: Makineria propagandistike Rama-Soros shpërbënë sistemin

Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se 80% e prokurorive në vend nuk kanë kryetarë, pasi sipas tij, ato poste ruhen për patronazhistë.

Berisha tha se makineria propagandistike Rama-Soros e prishën sistemin e drejtësisë në vend.

Berisha: Ju nuk mund ta imagjinoi se çfarë pengu është sot ai që quhet sistemin e drejtësisë. Ju keni dëgjuar se 80% e prokurorive nuk kanë kryetar. KLP dhe KLGJ, qeveritë kushtetues e të tyre nuk emërojnë kryetar.

Motivet janë po prapë korruptive. Kushtetuta ka përcaktuar, kritere për të qenë kryetar. Tani ose ata nuk plotësojnë kriteret ose ata plotësojnë kriteret por duhet të paguajnë qimet e kokës. Ose ato ruhen për patronazhistët të cilët nuk kanë bërë 8 vite në ato gjykata. Shikoni se çfarë kapje të tmerrshme i kanë bërë drejtësisë, këta mafiozë.

 

Kanë vënë rregull që magjistratët duhet të kenë bërë disa vite ne administratë. Dhe magjistratët janë patronazhistë. Dhe tani këta patronazhistë kanë mbaruar disa prej tyre. Por problemi është që nuk plotëson kushtin kushtetues.

Dhe po të lexosh “drejtësia më e palyera”, historia më e madhe e manipulimit të opinionin shqiptar. Në vitin 2012, 2013 sigurisht kishte korrupsion, por të themi të vërtetën, korrupsionin në drejtësi ishte mbrapa atij të politikës dhe të policisë. Dhe ishin agjencitë ndërkombëtare që e bënin këtë.

Makineria propagandistike e Ramës dhe Sorosit, e nxirrte korrupsionit në drejtësi që s’kishte ndodhur vetëm për të shpërbërë sistemin e drejtësisë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09