Flash

Atentati me armë ndaj kandidatit të BDI-së në RMV, arrestohet bashkëshortja e tij

Lapsi.al 8 October 2025
Atentati me armë ndaj kandidatit të BDI-së në RMV,

Kthesë të papritur kanë marrë hetimet për atentatin me armë ndaj kandidatit të BDI-së Zekirija Shaini, ku mbeti i plagosur me disa plumba.

Sipas mediave vendase, në pranga ka rënë gruaja e tij pasi e njëjta dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bën me dije se është shpallur në kërkim edhe i dyshuari për gjuajtjen me armë drejt mjekut Shahini, një 36-vjeçar nga Gostivari.

“Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Likovë.

Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, gjashtë persona janë thirrur për intervistim në Stacionin Policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, është kryer bastisje me urdhër gjyqësor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim adekuat penal, ndërsa kundër L. F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe gjendet ende në arrati, gjithashtu do të paraqitet kallëzim penal pas konsultimit me Prokurorinë Themelore”, deklaron Ministria. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama shkarkon prefektët në Fier dhe Vlorë

Arben Çuko dhe Plator Nesturi janë shkarkuar nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Kës...

19:55

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI