Flash

Arlind Qori nis fushatën... por ka një porosi për mbështetësit e tij për Tiranën

Lapsi.al 8 October 2025
Arlind Qori nis fushatën... por ka një porosi për

Të enjten në orën 18;00 Lëvizja Bashkë do të çelë fushatën për kreun e Bashkisë së Tiranës, ku kandidon Arlind Qori. Por ndryshe nga dy partitë e mëdha që kanë struktura, financa dhe televizionet e tyre në dispozicion, fushata e Lëvizjes Bashkë do të bazohet në takimet derë më derë me qytetarët për atë që Qori e quan një qeverisje të ndershme dhe një vision emancipues për Tiranën.

Vetëm se Lëvizja Bashkë në këto zgjedhje ka një problem. Fondet që i takojnë nga zgjedhjet parlamentare, nuk janë akorduar ende nga Ministria e Financave dhe Qori thotë se çdo kontribut sado i vogël nga simpatizantët do të ishte i mirëpritur këtë të enjte në hapjen e fushatës.

“Një 5 mijë leksh të vjetër, gjithçka që ju mundeni do të na ndihmonit vërtet shumë. Ne kemi shumë pak shpenzime. Pak para për fletushka, ndonjë karrige me qira dhe asgjë më shumë se kaq. Gjithsesi solidariteti juaj, edhe financiar, edhe qytetar, edhe politik është vërtet jetik për ne” shprehet Arlind Qori në një mesazh në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI