Flash

Taylor Swift thumbon sërish Kim Kardashian në këngën e re?

Lapsi.al 7 October 2025
Taylor Swift thumbon sërish Kim Kardashian në këngën e re?

Kënga e Taylor Swift  “Actually Romantic” ka ngjallur spekulime të shumta në rrjet, pasi përmban vargje që mund të lidhen drejtpërdrejt me një gjest të Kim Kardashian nga viti 2018.

Në vargun e dytë të këngës, Swift këndon: “But you keep sending me funny valentines / And I know you think it comes off vicious / But it’s precious, adorable.”

Fansat besojnë se kjo është një referencë e qartë ndaj veprimit të Kardashian në Shën Valentinin e vitit 2018, kur ajo dërgoi dhurata simbolike për të ashtuquajturit “urrejtës” të saj – dhe në listë përfshihej edhe Taylor Swift.

Në atë kohë, Kim postoi në Instagram: “Për këtë Shën Valentin, të gjithë meritojnë një urim. Do t’i dërgoj dashamirësve, urrejtësve – të gjithëve që më vijnë ndër mend.”

Por kjo nuk është e vetmja teori. Disa fansa të tjerë besojnë se kënga mund të jetë një thumb për këngëtaren britanike Charli XCX, për shkak të vargjeve si: “I heard you call me ‘Boring Barbie’ when the coke’s got you brave / High-fived my ex and then you said you’re glad he ghosted me / Wrote me a song saying it makes you sick to see my face.”

Charli XCX është mike e ngushtë me ish të dashurin e Swift, Matty Healy, dhe bashkëshortja e saj është pjesëtare e bandës The 1975. Kjo ka bërë që shumë të mendojnë se tekstet janë një goditje e drejtpërdrejtë ndaj saj.

Nëse kënga “Actually Romantic” i dedikohet Kim Kardashian, nuk do të ishte hera e parë që Swift shfrytëzon muzikën për t’i kthyer përgjigje. Në albumin e saj të vitit 2024, The Tortured Poets Department, ajo publikoi këngën “thanK you aIMee”, ku titulli  përmbante emrin e Kim (K-I-M) dhe përshkruante një “vajzë  me spray tan”, që nëna e Swift “do të donte të ishte e vdekur”.

Gjithashtu, Swift publikoi më vonë një version tjetër të kësaj kënge: “thank You aimEe”, që sipas fansave aludon për Kanye West, ish-bashkëshortin e Kardashian, i njohur tani si “Ye”.

Përplasja mes Taylor Swift dhe çiftit Kim-Kanye filloi në vitin 2016, kur Kanye publikoi një këngë ku thuhej se ai dhe Swift “mund të bëjnë seks” sepse “ai e bëri atë të famshme”. Pasi Swift reagoi publikisht, Kim publikoi një telefonatë të regjistruar në mënyrë të diskutueshme, ku dukej se këngëtarja kishte dhënë pëlqimin.

Swift më vonë e mohoi dhe tha se regjistrimi ishte nxjerrë jashtë kontekstit dhe e kishte goditur rëndë emocionalisht. Në një intervistë për Time në vitin 2023, ajo tha:

"Kjo më çoi psikologjikisht në një vend ku nuk kisha qenë kurrë më parë. U bëra paranojake. Nuk i besoja më askujt."

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI