Flash

Shehaj: PD na preu në besë, por nuk bëhemi opozitë e opozitës. Mbështesim Binajn

Lapsi.al 7 October 2025
Shehaj: PD na preu në besë, por nuk bëhemi opozitë e

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi mbrëmjen e sotme se partia që drejton do të mbështesë Florian Binajn si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

"Nuk është propozimi ynë, por do ta mbështesim si të ishte kandidati ynë" u shpreh Shehaj.

Kreu i Mundësia theksoi se PD i preu në besë, duke shkelur mbi negociatat.

"U gëzuam qe PD pranoi propozimin tonë për kandidat përtej partive politike, por më pas e hodhi në erë procesin e negociatave. Dolën nga hiçi dhe thanë ky është kandidati. Na prenë në besë. Nuk respektuan negociatat." u shpreh Shehaj, ndërsa theksoi se Mundësia nuk do të bëhet opozitë e opozitës.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI