Flash

Marsejë, Aguerd sulmohet në aeroport nga një tifoz: u mashtrua me një selfie

Lapsi.al 7 October 2025
Marsejë, Aguerd sulmohet në aeroport nga një tifoz: u mashtrua me

Nayef Aguerd ka qenë së fundmi protagonisti i jashtëzakonshëm i fitores së Marsejës kundër PSG-së. Goli i tij i dha skuadrës së De Zerbit tre pikë thelbësore në renditje, por mbi të gjitha kënaqësinë për të mposhtur më të fortët. Sot, megjithatë, mbrojtësi 29-vjeçar është gjendur përballë një dite të pazakontë pikërisht në momentin kur po nisej për grumbullimin me Kombëtaren e Marokut.

Sipas informacioneve të BFM Marseille Provence, qendërmbrojtësi i Marsejës do të ishte sulmuar të dielën nga një person në aeroportin e Marignane, ndërsa po përgatitej të udhëtonte për t’u bashkuar me kombëtaren e tij. Të dielën në mbrëmje, mbrojtësi, teksa ndodhej në sallën VIP në pritje të fluturimit që më pas e çoi në Marok, u afrua nga dikush – që u identifikua si tifoz – i cili iu afrua për t’i kërkuar numrin e telefonit dhe një selfie. Pikërisht në atë moment ndodhi diçka që Aguerd nuk do ta kishte pritur kurrë të përjetonte.

Lexo më tej: Sherri në Marseille-PSG që iu shpëtoi kamerave: truproja godet me grusht Beraldon

Burri, që dukej në gjendje të shqetësuar, ngriti zërin dhe më pas tentoi ta godiste me shuplakë, përpara se të arratisej pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit të sigurisë së sallës. Sulmuesi u kap nga policia dhe u mor në pyetje pas arrestimit. Nga ana e tij, Nayef Aguerd, i paduruar për t’u bashkuar me shokët e skuadrës së Marokut, nuk pati kohë të bënte kallëzim. Me sa duket, ai do ta bëjë këtë më vonë nga distanca ose menjëherë pas kthimit në Francë, duke dhënë të gjitha detajet e ngjarjes.

Nayef Aguerd, 29 vjeç, mbërriti këtë verë te Marseja nga West Ham. Ai ka debutuar me paraqitje bindëse në skuadrën e Roberto De Zerbit, duke u dalluar me një gol në shtatë ndeshje. Një gol edhe vendimtar, ai kundër PSG-së, që i lejoi Marsejës të paraqitet si rivali kryesor i parisienëve në garën për titull, me shpresën për të thyer më në fund dominimin e tyre në Ligue 1, ku janë mësuar të fitojnë çdo vit kampionatin francez. Një sinjal i parë nga trajneri italian për të treguar potencialin e vërtetë të Marsejës së tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI