Flash

George Clooney: Kam përdorur dr0gë në fillimet e karrierës

Lapsi.al 7 October 2025
George Clooney: Kam përdorur dr0gë në fillimet e karrierës

George Clooney ka folur hapur për përdorimin e dr0gës në vitet e para të karrierës së tij. Në një intervistë për revistën Esquire, aktori 64-vjeçar pranoi se ka eksperimentuar me substanca narkotike në fillim të viteve ’80, por theksoi se “nuk ka qenë kurrë një problem serioz”për të.

“Në ’82-shin kam provuar – kam bërë kokainë dhe ca gjëra të tjera,” – tha ai për Esquire.

“Bëja shaka shpesh që kam përdorur shumë drogë, por e vërteta është që kurrë nuk ka qenë ndonjë çështje e madhe për mua.”

Clooney kujtoi një episod me miqtë, kur kishin ngrënë brownies me hashash dhe po shikonin filmin The Wizard of Oz me soundtrack Dark Side of the Moon nga Pink Floyd:

“Na mori lumi. Ishim rreth 20 veta në dhomë, filmi mbaroi dhe askush nuk foli për orë të tëra. S’kishim lëvizur fare, derisa doli dielli. Ishte një çmenduri.”

Babai i dy fëmijëve foli gjithashtu për marrëdhënien e tij me alkoolin, duke thënë se shpesh e ka kaluar “vijën e hollë”, por asnjëherë nuk ka qenë i varur:

“Nuk kam qenë kurrë nga ata që zgjohem në mëngjes dhe pi. Por kam pasur periudha ku dehesha çdo natë.”

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI