Flash

Tronditet qeveria franceze, jep dorëheqjen kryeministri Sebastien Lecornu

Lapsi.al 6 October 2025
Tronditet qeveria franceze, jep dorëheqjen kryeministri Sebastien Lecornu

Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, disa orë pasi u prezantua kabineti i tij. Pallati Elize e bëri njoftimin pasi Lecornu u takua për një orë me Presidentin Emmanuel Macron të hënën në mëngjes. Ky veprim tronditës vjen vetëm 26 ditë pasi Lecornu u emërua kryeministër pas rënies së qeverisë së mëparshme të Francois Bayrou.

Disa parti në Asamblenë Kombëtare e kishin kritikuar ashpër përbërjen e kabinetit të Lecornu-së, e cila ishte kryesisht e pandryshuar nga ajo e Bayrou-së, dhe kërcënuan se do ta rrëzonin atë me votë.

Jordan Bardella i Tubimit Kombëtar i bëri thirrje Presidentit Emmanuel Macron të shpërndajë Asamblenë Kombëtare dhe të shpallë zgjedhje të reja. Ky zhvillim e thellon edhe më tej krizën politike në France.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI