Flash

Shtyhet me 2 vjet zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme

Lapsi.al 6 October 2025
Shtyhet me 2 vjet zbatimi i taksës së re për pasuritë e

Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite të tjera dhe pritet të nisë zbatimin në vitin 2028.

Nga Ministria e Financave mësohet se po hartohet një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.

Projektligji i mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikonte që taksimi i ri të fillonte për ndërtesat në vitin 2026 dhe për parcelat, truallin e tokën bujqësore në 2028.

Sipas propozimeve të vitit 2023, niveli i taksës do të ishte:

Nga 0,1% në 0,2% për ndërtesat rezidenciale (aktualisht 0,05%),

Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat tregtare (aktualisht 0,2%),

Nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat bujqësore dhe industriale.

Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficentët e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.

Sipas relacionit drafti që u hartua në 2023, synonte kalimin nga një sistemi taksimi i bazuar në vlerë për ndërtesat dhe një sistem i thjeshtë taksimi i bazuar mbi sipërfaqen (area based) për tokën, në një sistem modern taksimi që takson si ndërtesat ashtu dhe tokën, duke e bazuar në vlerën e tregut të këtyre pasurive.

Parashikohej që vlera e pasurive të paluajtshme do të përcaktohej në një hartë te re me çmime mesatare referuese, por e ndarë për njësitë e ndërtesave rezidenciale, të shërbimit, si dhe çmimet mesatare referuese të parcelave, duke përfshirë të truallit, tokës bujqësore dhe asaj pyjore. Më tepër baza e taksës do të mbështetej nga vlerësimi i pronave nëpërmjet kontratave të shitblerjes dhe çmimeve të tregut, duke krijuar zona të reja për vlerat e pronës së paluajtshme.

Pavarësisht se formula e propozuar për llogaritjen e taksës së ndërtesës për banesën e para parashikonte zbritje 50% të vlerës, propozim për dyfishim të shkallës (nga 0.05 u propozua nga 0.1 deri 0.2%) do të rriste pagesën e detyrimet. Me shembujt e publikuar nga Ministria e Financave në atë kohë me dokumentin “Reforma e taksës së pasurisë 2024-2028” rriste detyrimin për ndërtesat rezidenciale nga 18 deri 50% dhe për dyqanet deri 28%.

SHKALLA E TAKSËS MBI NDËRTESAT

Shkalla e taksës aktualisht:

0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;

0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Shkalla e taksës e propozuar me projektligjin e 2023

Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,2%;

Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;

Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%;

Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% deri në 0,25%.

Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjetë për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i vranët shoqëruar me ...

07:29

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI