Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shantazhonte dhe kërcënonte 39-vjeçaren në këmbim të 50 mijë eurove

Lapsi.al 6 October 2025
Shantazhonte dhe kërcënonte 39-vjeçaren në këmbim

Zyhra Korra 44 vjeçe, banuese në Durrës, e cila kishte shantazhuar dhe kërcënuar përmes rrjeteve sociale 39-vjeçaren nga Saranda është arrestuar ditën e sotme nga policia. Policia tha se Korra i kishte marrë 39-vjeçares nga Saranda shumën prej 5 mijë eurosh, ndërsa tentonte sërish që përmes kërcënimëve dhe shantazheve ti merrte edhe 50 mijë euro të tjera.

Policia ka arrestuar Korrën, ndërkohë që mbi 44 vjeçaren rëndon akuza penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Nuk dihet ende arsyeja pse Korra kërcënonte 39-vjeçares nga Saranda, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI