Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rihanna shfaqet në publik për herë të parë pas lindjes së vajzës

Lapsi.al 6 October 2025
Rihanna shfaqet në publik për herë të parë pas lindjes

Rihanna, është parë për herë të parë në publik që pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” mori pjesë në festën e ditëlindjes së 37-të të Rocky-t në West Hollywood mbrëmjen e së premtes, ku tërhoqi vëmendjen me një veshje elegante tërësisht të zezë.

Më 24 shtator 2025, Rihanna zbuloi përmes një postimi në Instagram se kishte mirëpritur një vajzë me emrin Rocki Irish Mayers, lindur më 13 shtator. Postimi u shoqërua me një foto të këngëtares që mban foshnjën në krahë dhe një palë doreza boksi rozë të vogla si simbolikë për ardhjen e vajzës.

Vogëlushja Rocki i është bashkuar dy vëllezërve të saj më të mëdhenj: RZA Athelston, lindur në maj 2022 dhe Riot Rose, lindur në gusht 2023.

Çifti, i cili është bashkë që nga viti 2020, por miqësinë e ka nisur që në vitin 2012, nuk ka konfirmuar ende një martesë zyrtare. Megjithatë, në një intervistë për revistën Elle muajin e kaluar, kur u pyet për këtë çështje, Rocky u përgjigj me humor:

“Po kush tha që nuk jam tashmë i martuar? Nuk do e konfirmoj.”

Ai theksoi gjithashtu se, pavarësisht karrierës së tyre të zhurmshme, ata i japin prioritet jetës familjare:

“Kur kthehesh në shtëpi, është fjala për familjen. Është për marrëdhënien dhe për shtëpinë tënde. Nuk ka rëndësi pjesa tjetër.”

Edhe vetë Rihanna, në një intervistë për E! News në tetor 2024, pati thënë:

“E dua të qenurit nënë, ‘gruaja’ dhe një shtëpiake. Kam shumë gra në shtëpi dhe më pëlqen të festoj dhe të krijoj tradita të reja për familjen tonë të vogël.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI