Flash

Përplasje e heshtur? Charlize Theron injoron Johnny Depp në Paris

Lapsi.al 6 October 2025
Përplasje e heshtur? Charlize Theron injoron Johnny Depp në Paris
Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, Charlize Theron,  duket se qëllimisht shmangu Johnny Depp, 62 vjeç, gjatë shfaqjes së Dior-it të mërkurën e kaluar në Javën e Modës në Paris. Të dy aktorët kanë luajtur bashkë në filmin sci-fi thriller “The Astronaut’s Wife” në vitin 1999. Në video, Theron përshëndet biznesmenin francez Bernard Arnault dhe bashkëshorten e presidentit francez, Brigitte Macron, por më pas largohet pa takuar Depp-in, i cili qëndronte pas grupit, duke pritur dukshëm për të përshëndetur aktoren. Një përdorues i rrjetit X (ish-Twitter) që ndau videon pretendoi se Theron më parë kishte “pëlqyer” një postim në Instagram me një artikull të Time magazine nga viti 2023, që kritikonte rikthimin e Depp në vëmendje pas gjyqit për shpifje kundër ish-gruas së tij, Amber Heard. Një fans shkroi në koment: “Ai ndjeu ftohtësinë. Mund ta shikosh si kthehet pas saj, ndërsa ajo kalon pa i hedhur asnjë vështrim.” Megjithatë, një burim tha për The Post se “ngjarja ishte e zënë dhe kaotik, siç tregohet edhe në video,” duke sugjeruar se kjo mund të ketë qenë arsyeja pse Theron nuk i dha dorën Depp-it. Të dy aktorët kanë lidhje me markën Dior. Charlize Theron ka qenë fytyra e parfumit J’Adore nga 2004 deri në 2024, ndërsa Johnny Depp është imazhi i Sauvage që nga viti 2015. Depp nënshkroi një kontratë të re me Dior në gusht 2022, pak muaj pas fitores në gjyqin për shpifje kundër Amber Heard, 39 vjeçe. Gjykimi i tyre i përfolur publikisht filloi kur Depp paditi Heard për një artikull të saj në Washington Post në vitin 2018, që indirekt e akuzonte për dhunë në familje. Gjykata i dha Depp-it 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim, ndërsa Heard fitoi 2 milionë në kundërpadinë e saj. Aktorja më pas tërhoqi apelimin dhe ra dakord të paguajë Depp-it 1 milion dollarë në një marrëveshje.  

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI