Flash

Kush është Ethan Mbappé, mesfushori që “ngriu” PSG nën sytë e vëllait Kylian

Lapsi.al 6 October 2025
Kush është Ethan Mbappé, mesfushori që “ngriu”
Ka një tjetër Mbappé që po merr vëmendjen në Francë pas largimit të Kylianit: vëllai i tij Ethan po bën hapin mes të mëdhenjve dhe, për ironi të fatit, ndëshkoi pikërisht PSG-në në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Lille-it të tij, nën sytë e vëmendshëm të sulmuesit të Real Madridit, i cili nuk hezitoi asnjë çast për t’u lëshuar në festime në shkallët e stadiumit. Për parizienët është një makth, por më i vogli i familjes duket të jetë në çdo kuptim një “i paracaktuar”, që po ndjek rrugën tashmë të shtruar nga vëllai i madh. Goli i tij i fundit në kampionat ishte i bujshëm, sepse erdhi katër minuta pas hyrjes së tij në fushë: nuk ishte titullar dhe ndoshta nuk duhej të luante fare, por Genesio e futi dhjetë minuta para fundit për t’i dhënë përvojë kundër një prej skuadrave të mëdha të futbollit francez. Nuk do ta kishte pritur kurrë një ndikim të tillë, me një gol që e detyroi PSG-në të pranojë barazimin 1-1, nën vështrimin e ish-yllit të saj që ndoshta gjeti rastin të “hiqte ndonjë gur nga këpuca”.

Ethan Mbappé në gjurmët e vëllait Kylian

Kur francezi vendosi të transferohej te Real Madridi, duke i dhënë fund njërës prej sagave më të lodhshme të merkatos së viteve të fundit, e gjithë familja preu lidhjet me skuadrën e Parisit. Nuk iku vetëm ai, por edhe vëllai i vogël, Ethan, i cili me atë fanellë kishte kaluar të gjitha shkallët – nga të rinjtë deri te skuadra e parë, ku kishte grumbulluar vetëm disa paraqitje. Në verën e vitit 2024 të dy kthyen faqe, dhe mesfushori 18-vjeçar zgjodhi të shkonte te Lille, ku gjeti fatin e tij vetëm në sezonin e dytë (në të parin kishte 14 ndeshje dhe 0 gola): në shtator, kundër Toulouse-it, shënoi golin e parë në kampionat, ndërsa i dyti erdhi pikërisht ndaj PSG-së. Trajneri e futi në fushë në minutën e 81-të, por atij i mjaftuan vetëm katër minuta për të shënuar golin e barazimit me një goditje të saktë nga jashtë zonës. Ai festoi duke imituar vëllain, me pozën karakteristike dhe krahët e kryqëzuar, ndërsa Kylian ishte në shkallë, duke festuar për të bashkë me disa miq: të dy janë ish-lojtarë të PSG-së, por nuk menduan aspak të përmbaheshin përballë një momenti kaq të rëndësishëm. Ethan Mbappé po kërkon rrugën e tij në Francë, duke u përpjekur të rikthehet pas një viti të ndërlikuar, ku u pengua nga dëmtimet. Ai është një mesfushor shumë teknik, me këmbën e majtë të shkëlqyer dhe me një karakter shumë të vendosur, që e ka ndihmuar të reagojë kur gjithçka dukej kundër tij, duke e bërë një nga të rinjtë më interesantë të kampionatit francez.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI