Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Lapaj shkel negociatat: Mbështesim Florian Binajn si kandidat për Tiranën

Lapsi.al 5 October 2025
Lapaj shkel negociatat: Mbështesim Florian Binajn si kandidat për

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar sot se do të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranës. Deklarata e nxituar nënkupton se Lapaj nuk ka pranuar të presë dhe të negociojë me Partinë Demokratike dhe Partinë Mundësia për të negociuar për një kandidat të vetëm të opozitës.

Prej muajsh, “Mundësia” kishte propozuar një marrëveshje parimore me PD-në dhe të gjitha partitë e opozitës që synonte pikërisht bashkimin e forcave opozitare rreth një kandidati të vetëm, jo partiak, për të maksimizuar shanset në Tiranë. PD-ja kishte pranuar të hynte në këto negociata mbi këtë bazë.

Por në vend të këtij bashkërendimi, Lapaj deklaroi sot se “Shqipëria Bëhet” ka vendosur të mbështesë Binajn, duke e argumentuar vendimin si shprehje të “vullnetit të mirë” dhe të bindjes se “Shqipëria vlen mbi partinë”.

Kujtojmë se Adriatik Lapaj dhe Florian Binaj janë bashkëthemelues të "Shqipëria Bëhet". Ata e shpallën partinë në "Opinion" së bashku me Edlira Çepanin (foto lart). Pas pak muajsh, Binaj u shpreh se do të tërhiqej nga kjo parti. Me sa duket, ish-bashkëthemeluesit e kanë gjetur gjuhën përsëri.

Pas Arlind Qorit dhe "Lëvizjes Bashkë", ky qëndrim e vendos Lapajn jashtë kornizës së bashkëpunimit opozitar. ©Lapsi.al 

Postimi i Adriatik Lapajt: 

Dy ditë më parë propozuam që kandidatët për bashkitë në këto zgjedhje për shkak të situatës së jashtëzakonshne duhet të vinin nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike.

Deklaruam se do të mbështesnim një prej kandidatëve të pavarur që do të shpallnin kandidimin në këto zgjedhje.

Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj.

Ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI