Flash

Gazetarët sherr në sallën e shtypit pas Lazio-Toro: Baroni i tërbuar lë konferencën

Lapsi.al 5 October 2025
Gazetarët sherr në sallën e shtypit pas Lazio-Toro: Baroni i
Momente tensioni pas ndeshjes Lazio-Torino, ku konferenca për shtyp e teknikut Marco Baroni u shënua nga një përplasje e ashpër mes dy gazetarëve dhe trajnerit të Torinos. Episodi ndodhi në “Stadio Olimpico”, pak pas përfundimit të ndeshjes, kur një shkëmbim replikash bëri që atmosfera të degradojë. Njëri prej gazetarëve bëri një pyetje ku bënte elozhe për performancën e bërë, gjë që shkaktoi të qeshurën e njërit prej kolegëve. Të dy debatuan ashpër dhe gati u kapën me duar, kur ndërhyri trajneri i Torinos, dukshëm i irrituar: “Më falni, por të shohësh dikë që qesh ndërkohë që flasim për futboll nuk është respektuese. Më shpërqendron, më heq përqendrimin. Unë nuk dorëzohem, e di mirë cilat janë vështirësitë, por situata të tilla më japin vetëm më shumë forcë.” Pavarësisht thirrjes për qetësi, dy gazetarët vazhduan të debatonin me tone të larta, aq sa u desh ndërhyrja e stewardëve për të rikthyer qetësinë. Në atë moment, Baroni, i irrituar nga klima e tensionuar, shtoi: “Në këtë mënyrë mungoni në respekt ndaj meje, ndaj kolegëve dhe ndaj gjithë profesionit.” Pak çaste më vonë, trajneri la sallën e shtypit, duke mbyllur parakohe konferencën.

Baroni: “E hodhëm poshtë një fitore”

Torino ishte në avantazh pak çaste para fundit, por në shtesë Lazio barazoi me penallti pas një faulli të pafalshëm të Coco-s. Analiza e Marco Baronit: “Më vjen keq, e hodhëm poshtë një fitore të sigurt për një pafajësi, mjaftonte ta gjuanim topin larg dhe çdo gjë do të kishte mbaruar. Kemi djem të rinj dhe shpesh duhet kaluar edhe nga këto gabime. Por mbetet vlera e një ndeshjeje të rëndësishme, të vërtetë, e luajtur në një moment jo të lehtë.” Sa i përket zërave për një shkarkim të mundshëm në rast se gjërat do të shkonin keq në Romë, Baroni u përgjigj kështu: “Kam folur me Cairo apo Vagnati? Jam shumë i qetë, nuk kam ndjerë asgjë përveç dëshirës për të punuar të gjithë së bashku. Nuk i kam ndier ‘pushkët e drejtuara’ ndaj meje, dje kemi bërë një drekë në harmoni. Jam i fortë, nuk dorëzohem, njoh vështirësitë që do të hasim dhe këto vështirësi më japin shumë energji.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI