Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

(FOTOLAJM) Luftë memesh me dyqane mes Ramës dhe Gaz Bardhit

Lapsi.al 5 October 2025
(FOTOLAJM) Luftë memesh me dyqane mes Ramës dhe Gaz Bardhit

Në një kohë kur PS ka nisur punën për organizimin e fushatës së zgjedhjeve në Tiranë, ka mjaftuar një postim në faqen zyrtare të kryeministrit Rama në facebook, për të ngacmuar selinë blu e cila këto ditë ka zhvilluar takime të ngjeshura për gjetjen e një figure konsensuale për betejën e kryeqytetit.

Rama ka ironizuar Partinë Demokratike duke shpërndarë në rrjete një foto nga Dega 1 e Partisë Demokratike në kryeqytet, në xham shihet njoftimi “Shitet dyqani”.

Nuk ka munguar reagimi nga PD, ku kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi i është përgjigjur me një postim të një fotoje të PS  ku në xham ka të ngjitur mesazhin “jepet me qira” dhe posterin e Erion Veliajt, por dera e dyqanit është pas hekurave, duke dhënë edhe përshtypjen e Veliajt të burgosur.

 

 

“Përgjigje për kryeministrin karagjoz të Shqipërisë”, shkruan Bardhi në Facebook.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI