Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Detaje nga makina me armë e djegur në Tapizë/ Autorët qëlluan me breshëri një banesë

Lapsi.al 5 October 2025
Detaje nga makina me armë e djegur në Tapizë/ Autorët

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për makinën tip “Peugeot" e gjetur të djegur, në Tapizë në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve ku brenda kishte dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

Policia thotë se: "Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 3 tetor në rrugën “Besim Cera” në Paskuqan, ku në murin rrethues të banesës së shtetasit Q. K. (i cili banon jashtë shtetit) janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit".

"Ngjarja e ndodhur është konstatuar ditën e djeshme pas hetimeve dhe verifikimeve intensive të kryera nga grupi hetimor. Punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI