Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Barça shembet 4-1 në Sevilje: Lewa humb penallti, disfata e parë e Flick në La Liga

Lapsi.al 5 October 2025
Barça shembet 4-1 në Sevilje: Lewa humb penallti, disfata e

Në javën e tetë të La Ligës spanjolle, Barcelona regjistron humbjen e parë të sezonit: “Blaugranat” detyrohen të dorëzohen 4-1 në fushën e Sevijës. Ish-i madh Alexis Sanchez zhbllokon ndeshjen në minutën e 13-të, më pas Romero dyfishon në të 36-ën. Rashford ngushton diferencën në shtesën e pjesës së parë, por pas penalltisë së humbur nga Lewandowski (76’), andaluzianët mbyllin llogaritë me Carmona (90’) dhe Adams (96’). Humb edhe Elche, 3-1 në fushën e Alaves.

SEVILJA-BARCELONA 4-1

Humbja e parë sezonale e Barcelonës, që bie 4-1 në fushën e Sevijës. Andaluzianët nisin shumë mirë në 45 minutat e para të lojës dhe pak para çerekut të orës e zhbllokojnë ndeshjen: në minutën e 13-të, ish-lojtari Alexis Sanchez nuk gabon nga pika e bardhë. Skuadra e Flick nuk reagon, dhe andaluzianët në të 36-ën dyfishojnë: asist i Vargas për golin 2-0 të Romero-s. Drejt fundit të pjesës së parë, “Blaugranat” zgjohen: në minutën e 52-të, në kohën shtesë të gjatë, Rashford ngushton distancën pas një shpikjeje të Pedrit.

Në pjesën e dytë, miqtë duken se kanë forca për të barazuar, por shpërdorojnë rastin më të artë: në minutën e 76-të akordohet një penallti për katalanasit, por Lewandowski gjuan jashtë. Vendasit i rezistojnë presionit të kundërshtarëve dhe në minutën e 90-të mbyllin llogaritë me golin e tretë të Carmona-s. Në fund ka vend edhe për Adams, i cili shënon të katërtin në minutën e 96-të për rezultatin përfundimtar 4-1. Me këtë fitore, Sevilla ngjitet në 13 pikë: rrëzim total për Barcelonën, që mbetet në kuotën e 19 pikëve, dy më pak se Real Madridi kryesues.

ALAVES-ELCHE 3-1

Fitore e bukur për Alaves, 3-1 në shtëpi kundër Elches (që regjistron humbjen e parë sezonale). Pas një pjese të parë tërësisht të dominuar nga vendasit (që përfundoi pa gola), duhet pritur minuta e 76-të për golin që hap shifrat:

Vicente shënon nga penalltia dhe kalon përpara Alaves. Tre minuta më vonë situata përkeqësohet për miqtë, kur Affengruber ndëshkohet me karton të kuq si lojtar i fundit. Pas dy minutash, bardhekaltërit dyfishojnë me Alena-n që shërben për golin 2-0 të Martinezit. Megjithë një lojtar më pak, Elche gjen befas 2-1 në minutën e 93-të me ish-lojtarin e Milanit, Andre Silva, por dy minuta më vonë Boyé (në asistin e dytë të Alena-s) vulos rezultatin me golin e tretë. Alaves ngjitet në 11 pikë, dy më pak se 13 pikët që ka grumbulluar deri tani Elche.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI