Flash

Atentati me tritol në Sarandë, forcat xheniere vijojnë kontrollet në zonë

Lapsi.al 5 October 2025
Atentati me tritol në Sarandë, forcat xheniere vijojnë kontrollet

Teksa nuk kanë kaluar ende 24 orë nga atentati ndaj 58-vjeçarit Isuf Jaçaj në Sarandë, forcat xheniere janë në vendin e ngjarjes.

Nga vendngjarja, policia dhe forcat xheniere janë duke këqyrur makinën ku u vendos lënda shpërthyese.

Forcat xheniere janë duke kontrolluar çdo detaj nga shpërthimi, ndërkohë që dëm te shumta materiale është tek fqinjët.

Policia e Sarandës po heton çdo detaj, po ashtu dhe kamerat e sigurisë janë duke u marrë nga ekspertët e policisë.

Isuf Jaçaj 58 vjeç ka humur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij.

Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025.

Gjatë atij incidenti u plagosën me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.

Katër ditë më vonë një person i maskuar vendosi një sasi eksplozivi në makinën e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar atë plotësisht. Ngjarja në atë kohë mbeti pa autor. /TCH

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI