Flash

Cederfelt në konferencën e PD-së: Fuqizoni gratë dhe të rinjtë në vendimmarrje

Lapsi.al 4 October 2025
Cederfelt në konferencën e PD-së: Fuqizoni gratë dhe të

Politikanja suedeze e Partisë së Moderuar, Margareta Cederfelt ka mbajtur fjalën e saj konferencën “Të bësh ndryshimin, nga influencues në vendimmarrës”, organizuar nga Partia Demokratike. Ajo u shpreh se është e rëndësishme që gratë dhe të rinjtë të marrin rol aktiv në vendimmarrje dhe theksoi rëndësinë e analizës së proceseve, për të kuptuar se çfarë ka funksionuar, çfarë jo, dhe si mund të përmirësohen përvojat në një fazë të dytë.

"Është e vështirë të them se nga ta nisni, sepse ajo që është e rëndësishme është që të filloni njëherë dhe të shihni se çfarë mund të bëni. Të llogarisni situatën përpara se të nisni, më pas të kuptoni situatën gjatë procesit dhe rezultatin, dhe këtë ta bëni të ditur. Gjithashtu, të bëni një vlerësim të asaj që keni bërë: çfarë nuk shkoi mirë, çfarë shkoi mirë dhe si mund ta çoni këtë përvojë në një fazë të dytë.

Suedia aktualisht po përfaqëson dhe po mbështet youth women, dhe një prej çështjeve që trajtohet është e drejta e grave për abort, kujdesi shëndetësor për trupin e tyre, kundër gjymtimit gjenital dhe për të drejtat e grave kundër përdhunimit. Këto janë ato çështje për të cilat po merremi. Këto janë çështje thelbësore që duan diskutim dhe janë tema që trajtohen në mbarë vendet. Shqipëria duhet të vendosë vetë se cilat janë çështjet më të rëndësishme që ka. Këtu jeni shumë gra, ka organizata të grave në partinë tuaj, jeni të përfaqësuara në Parlament dhe sigurisht ka shumë çështje që mund t’i trajtoni," tha Margareta Cederfelt.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI