Flash

Berisha: Duhet të motivojmë qytetarët shqiptarë për një rezistencë

Lapsi.al 4 October 2025
Berisha: Duhet të motivojmë qytetarët shqiptarë për

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e Kryesis së PD-së deklaroi se opozita duhet të motivojë qytetarët shqiptarë për rezistencë dhe për shpëtimin e vendit nga regjimi aktual. Kryedemokrati gjithashtu bëri thirrje që opozita të mos lëshojë asnjë pozicion beteje dhe të vazhdojë qëndresën në çdo front përballë regjimit.

"Çfarë shpreh kjo? Kjo shpreh qëndrimin e tij ndaj parlamentit dhe opozitës. Ndaj dhe opozita nuk duhet të lëshojë pozicionet e saj në bindjen time, në interesin e saj më të mirë. Po, çdo opozitare dhe opozitar e ka për detyrë të shpjegojë çdo qytetari dhe qytetareje se çfarë është një diktaturë autokratike dhe ku dallon nga një diktaturë totalitare. A është Shqipëria një e tillë, ku të gjithë pushtetet janë në duart e një njeriu? A është Shqipëria një narkodiktaturë ku një Çopja, njeriu më i panjohur mbi tokë, figuron me 6 miliardë euro të bëra nga ngarkesat e drogës dhe që i ndan me Edi Ramën dhe ministrat e tij?

A është Shqipëria një narkoshtet, dhe kjo është shumë e rëndësishme t’u shpjegohet qytetarëve, në një vend ku rrëzimi i euros nga kamionët dhe kontejnerët e narkoeurove, shkatërroi eksportet, qindra mijëra vende pune, futi në revecion industrinë. Statistika zyrtare këto, por duhen lexuar ama. Prodhimi industrial në Shqipëri është në recesion, prodhimi bujqësor në Shqipëri është në recesion. Por ekonomia nuk është në recesion sepse janë kullat e drogës dhe pallatet e drogës...

Sepse miliarda e miliarda euro lahen në parajsën e parave të krimit që është shndërruar Shqipëria sot nga Edi Rama. Por, ndërtimi është ndërtim. Shqipëria nuk është një fjetore madhe gjigante. Sot, vetëm Tirana numëron 56 mijë apartamente bosh. Thonë të pashitura, jo, nuk janë të pashitura, janë të blera nga çunat e krimit. Por, me anonimate, me mënyrat e tyre. Pra, duhet të kemi një debat të hapur me çdo qytetar se para syve tanë, ashtu sikur nuk i ka ndodhur ndonjë gjenerate në historinë e Shqipërisë, që nga kohërat e Skënderbeut gjer sot, vendi të shkretohet. Popullata e Shqipërisë të shkrihet njëlloj si bora para diellit. Të reduktohet, të zvogëlohet dhe të ecë drejt zhdukjes së saj.

Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne duhet të motivojmë qytetarët shqiptarë për një rezistencë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim. Por një gjë u siguroj, që ky shpëtim dhe kjo rezistencë nuk vjen me bojkot. Vjen me pozicionim në çdo pozicion dhe qëndresë në çdo pozicion. Nuk vjen nga jashtë, vjen nga ne, nga qëndresa jonë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI