Flash

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Celibashi: Fondi në 6 bashki është 306 milionë lekë

Lapsi.al 3 October 2025
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Celibashi: Fondi në 6 bashki është

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka prezantuar sot draftin e buxhetit gjatë një takimi me gazetarët lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat, që do të mbahen më 9 nëntor. Celibashi deklaroi se fondi i parashikuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki, është 306 milionë lekë, ku më tej shtoi se me këtë kapital do të mbulohet e gjithë pjesa logjistikës zgjedhore, personeli si dhe identifikimi elektronik që do të vihet në dispozicion të procesit zgjedhor.

“Me një vlerësim paraprak që i kemi bërë kostove të këtyre zgjedhjeve, personeli  që do angazhohet, identifikim elektronik dhe gjithë pjesën tjetër të logjistikës zgjedhore , kemi një vlerë 306 milionë lekë, për afërsisht nesër dhe deri pasnesër e kemi të finalizuar buxhetin për këto zgjedhje. Kemi përgatitur draftet përkatëse për miratimin për Komisionin Rregullator që lidhet me afatet e zhvillimit të procesit zgjedhor.

Kemi parashikuar që fushata të zhvillohet në 1 deri më 8 nëntor. Jemi në procesi ne rekrutimit të personeli që do të angazhohet në zgjedhje. Koha është ajo që është që e ka përcaktuar kodi zgjedhor se nuk mund të kesh më pak se 30 ditë dhe jo më shumë se 45 ditë. KQZ dhe stafi është duke punuar thuajse 24/7 për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve me të gjitha standardet," tha Celibashi.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI